”Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit! Pa aksionin politik të Lulzim Bashës do ishim duke numëruar pistolerët e rinj të Kuvendit”, kështu shkruan këtë mbrëmje gazetari Klodian Tomori.
KOMENTI I PLOTË:
”Mbeshtetesit e Partise Demokratike kane gjithe te drejten te ndihen te zhgenjyer dhe te kerkojne pergjegjesi per humbjen e thelle te zgjedhjeve. Kjo eshte ceshtje e brendshme e PD. Por askush nuk mund te mohoje se Lulzim Basha i ka bere nje sherbim te madh Shqiperise.
Nese Shqiperia sot eshte nje vend qe ben zgjedhje normale dhe nje hap prane Bashkimit Europian, 60 per qind e krediteve i takojne pikerisht Lulzim Bashes.
Nga ana tjeter eshte kollaj te harrosh sot, por pa aksionin politik te Lulzim Bashes, tani ndoshta do te ishim duke numeruar pistoleret e rinj te Kuvendit. Apo tonet e droges te sezonit te ri bujqesor.
Lulzim Basha nuk i shpeton dot gjykimit si pergjegjesi i vetem per disfaten e thelle te PD. Por sic thone romaket: Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit. Shqiperia eshte sot eshte nje vend me europian, fale edhe Lulzim Bashes.” (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post