13:09 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jepnin kredi fiktive duke përfituar deri në 3.7 milionë euro, kush janë të arrestuarit, nga oficerët tek drejtoresha

09:53 | 21/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U arrestua tek udhëtonte me pistoletë drejt Bularatit: Ja çfarë kërkon Prokuroria për policin grek

Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe një i cili është shpallur në kërkim, pjestarë të një fondi që jepte kredi.

Përfitimet nga kreditë fiktive, nëpërmjet një skeme mashtrimi, në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro. Në pranga të policisë ka rënë drejtoresha, oficerë kredie si edhe të tjerë ndërmjetësues dhe sekserë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e fondacionit për dhënie kredie, se një pjesë e stafit të këtij fondacioni kishin dhënë kredi fiktive, me qëllim përfitimin, si dhe kishin marrë me interes shuma të mëdha valute nga persona të ndryshëm, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pas një punë hetimore njëjavore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbrëmjen e djeshme, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Kredia”, duke e finalizuar me ndalimin e 7 personave dhe konkretisht:

  1. I., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit.
  2. K., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit.
  3. D., 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit.

M.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit.

  1. V., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit.
  2. D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive.
  3. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një shtetasi, pjesëtar i grupit, në rolin e sekserit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja A.I., në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje.

Nga Drejtoresha e Degës, shtetasja A. I., janë marrë shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm për të mbuluar këtë skemë mashtrimi, të cilat kapin vlerën deri në 1.7 milion euro.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

Vazhdojnë hetimet intensive për evidentimin e përmasave të kësaj skeme mashtrimi dhe përftimit nëpërmjet këtyre kredive fiktive.”- njofton policia.

Etiketa: 3.7 milione euroarrestohen 7 personakredi fiktiveprnga drejtoresha
Pas

U tha se komandoja tentoi që të grabisë bankën, zbulohet si qendron e vërteta

Para

Brenda shtëpisë luksoze të Alban Dudushit, bashkëshortja ndan pamjet komode

Para
Brenda shtëpisë luksoze të Alban Dudushit, bashkëshortja ndan pamjet komode

Brenda shtëpisë luksoze të Alban Dudushit, bashkëshortja ndan pamjet komode

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezh/Procedime penale për tjetërsim prone dhe konflikt pronësie, tre raste të ndryshme në hetim

“Të shtojmë qendrat e dërgimit”, Starmer: Tashmë kemi kthyer 24 mijë emigrantë të paligjshëm

Emigrantët/ Rama: Modeli Meloni, testimi doli me sukses

SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

“Task forcë e përbashkët”/ Starmer: Emigracioni, ulje dramatike. Ta shtrijmë përvojën në rajon

Starmer uron Ramën nga Tirana për fitoren: Vizita ime, kapitull i ri i për marrëdhëniet mes dy vendeve

Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani, duhet të zgjidhim problemet e atyre që kanë hyrë në MB me dokumente të Kosovës

Interpol Tirana/Ekstradohen 4 shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

“Me këtë vizitë kemi bërë progres”, Rama konferencë të përbashkët me Keir Starmer: Të lidhur për dy çështje kryesore

Vajza godet me thikë babanë pas sherrit në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.