16:14 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jepnin para me fajde deri në 20%, arrestohen 11 persona në Shkodër. Pezullohet noterja dhe polici (Emrat)

11:16 | 14/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falsifikimi me pijet alkolike, ‘arrest me burg’ për biznesmenin shkodran

Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim me policinë kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e mëngjesit të sotëm, ku janë vënë në pranga 11 persona.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin para me fajde, kundrejt përqindjeve shumë të larta që varionin nga 3-20% të shumës, vetëm për një javë vonesë. Po ashtu nga ana e gjykatës është pezulluar noterja Valbona Hajdari.

Ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë Artan Dragani ish kancelari i gjykatës.

Ergys Lohja, punonjësi i policisë që po ashtu është pezulluar nga detyra, për shkak se dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë skemë të mashtrimit.

Gjate hetimit te kryer rezultoi pervetesimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronesia ne emer te te dyshuarve.

Dyshohet se në këtë grup kriminal janë të implikuar 22 persona, ndërsa 4 persona janë shpallur tashmë në kërkim.

Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

Njoftimi:

Me daten  25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka rregjistruar procedimin penal me numer 109, mbi bazen e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder.

Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarine e organizuar te dhenies hua, jashte sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave eshte per interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e persona te implikuar.

Gjate hetimit te kryer rezultoi pervetesimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona per te cilat kishte kaluar pronesia ne emer te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cileve u rregjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkepunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shperdorim detyre” dhe “Moskallzim te krimit”, te parashikuar nga nenet  170/c/2, 25, 287, 248  dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” per 11 shtetas, qe jane B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A. D (me detyren ish kancelar ne Gjykaten e Shkodres); V. N; E. F,; E. Q; P. V.

Jane shpallur ne kerkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Jane ekzekutuar masat e sigurimit eprsonal ”pezullim i ushtrimit te detyres” per noteren prane Dhomes se Noterise Shkoder, Valbona Hajdari, H dhe SPZ  prane Komisariatit te Policise Shkoder Ergys Lohja.

Eshte ushtruar kontroll ne nje numer te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykates. Gjate kontrollit jane gjetur dhe sekuestruar nje numer i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), apparate  celulare etj.

Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojne.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestArtan DraganidyshimeErgys Lohjagjobevenie bizneseveish kancelaripara me fajdeShkoderValbona Hajdari
Pas

Speciale/Si të përgatisni një ballokume Elbasani, hapat sekrete që duhen ditur

Para

VIDEO/ Edi Rama tallet me Erion Veliajn nga Elbasani: Lala e ka në 14, Lali dhe Luli…

Para
VIDEO/ Edi Rama tallet me Erion Veliajn nga Elbasani: Lala e ka në 14, Lali dhe Luli…

VIDEO/ Edi Rama tallet me Erion Veliajn nga Elbasani: Lala e ka në 14, Lali dhe Luli...

Discussion about this post

 



Të Fundit

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.