Vuk Jeremiq, Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ka paralajmëruar se në vitin 2018 Serbia do të përballet me një situatë të vështirë.
Sipas tij, kjo për faktin se do të duhet të zgjedhë mes pajtimit me anëtarësimin e Kosovës në OKB ose me përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë.
“Pas konsultimeve urgjente me Presidentin e Serbisë, kryeministren Ana Brnabiç njoftoi në mënyrë dramatike se Serbia do të dërgonte një letër zyrtarëve në Bruksel, por unë nuk besoj se kjo letër do të na sjellë ndonjë përfitim dhe as nuk besoj se ndonjë vend do të tërheqë njohjen e Kosovës”, ka thënë ai. (S,SH/Shuplaka)