14:06 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jeta dhe karriera e Tramexanit. Si e refuzoi Serinë A për vajzën

15:55 | 06/01/2017
në Sport
0
Jeta dhe karriera e Tramexanit. Si e refuzoi Serinë A për vajzën

tramexaniPaolo Tramexani kaloi një eksperience 5-vjeçare si asistent i Xhani de Biazit te Kombëtarja Shqiptare. 

Trajneri aktual i Luganos ka një marrëdhënie të veçantë me vajzën e tij 20-vjeçare, Desiree, e cila ka ndikuar jo pak në karrierën e tij futbollistike.

Gjatë vitit 2003, Paolo ishte 33-vjeç i ndarë nga bashkëshortja, kishte një vajzë të vogël dhe ishte ndër më të kërkuarit në kampionatin italian. Asokohe Tramexani ishte pranë kalimit nga Atalanta te Empoli në Serinë A, por që e refuzoi këtë ofertë që të jetonte pranë së bijës 7-vjeçare në Milano.

“Midis Serisë A dhe vajzës sime, nuk kam pasur dyshime të zgjedh këtë të dytën”, ka thënë në atë kohë Tramexani në media, duke shtuar se “ka një jetë edhe jashtë futbollit dhe aty ka gjëra më të rëndësishme sesa karriera”.
Paolo ishte ndarë nga bashkëshortja me origjinë bullgare, kur vajza ishte vetëm një vjeçe. Ish-mbrojtësi i Interit, Totenhemit, Piaçencës etj., edhe pse një ndër më të mirët e kohës, mbeti pa skuadër.

Ai shpresonte do të gjente një klub pranë qytetit të Milanos, ku jetonte, pavarësisht kategorisë ku do të luante. Zgjedhja e Tramexanit duke refuzuar Empolin për të qëndruar pranë të bijës bëri jehonë në mediat italiane të cilat vendosën tituj të ndryshëm si: “Dua të bëj rolin e babait”, apo “Tramexani: Heq dorë nga Empoli për time bijë”, dolën me titullin: “Fund i lumtur për Tramexanin”. Ai ishte kërkuar nga një skuadër e kategorisë së tretë, pranë Milanos-shkruan “Panorama Sport”. 

“Pak muaj pasi refuzoi Empolin, Paolo Tramexani ka sërish një skuadër. Ai ka firmosur me Pro Patrian, – shkruhej asokohe në mediat italiane. – Nuk ndodh shpesh që një lojtar të vendosë me vullnet të lirë të zbresë nga seria A në C1. Vetëm në rast se bëhet fjalë për një zgjedhje jete. ‘Zgjedhjet e jetës’ janë një koncept i abuzuar në futboll. Shërben shpesh për të justifikuar transferimet dhe tradhtitë milionëshe apo situata të leverdisshme, por historia e Tramexani është ndryshe. Kthehet në C1 14 vjet pas herës së parë dhe të vetme, në Prato, për një zgjedhje zemre.tramexani-me-vajzatPasi i kishte skaduar kontrata me Atalantën në qershor, Tramexani ishte thirrur në korrik nga Empoli në Serinë A. Ai firmosi, por më pas pati shumë probleme personale. Paolo ka një vajzë 7 vjeçe, të cilën ishte i bindur që do ta merrte me vete në Toskana, por nuk iu dha leje nga ish-bashkëshortja. Të pranonte Empolin donte të thoshte shumë për të. Por mbrojtësi biond nuk ngurroi për asnjë çast: prishi kontratën në pritje për të gjetur një skuadër që i lejonte të mos largohej nga Milano. Ajo skuadër tani është gjendur, e ka emrin Pro Patria dhe Tramexani kthehet të jetë futbollist profesionist”.
Është e vështirë të jetosh pa futboll në moshën 33 vjeç? “Jo, ndoshta sepse nuk ishte një vendim i menjëhershëm, por zgjedhja ime. Ka qenë një periudhë e mirë, prej një jete nuk rrija në shtëpi, as të dielave. Më shërbeu shumë”, shprehej ish-futbollisti në mediat e kohës.

“Tre muaj jetë e qetë, pa stërvitje, grumbullime, udhëtime. Vetëm dashuria e partneres së tij dhe e së bijës”, shkruanin mediat italiane në vitin 2013.

Paolo Tramexani sot, 46-vjeçar është baba edhe i një vajze tjetër katërvjeçare, dhe marrëdhënia e motrave është e shkëlqyer. Ato e ndjekin shpesh të atin, të cilin Desiree nuk ngurron ta quajë “heroi im” apo “mbreti im”. Dhe Tramexani ka një arsye më shumë për t’u thirrur hero…

Etiketa: asistentFutbollkarrieraluganotramexanivajzat
Pas

Salcë në kokë ministres Nikolla, merret në pyetje studentja, s’shfaq pendesë

Para

Acar dhe grip, pezullohet sërish mësimi. Deri kur do të qëndrojnë mbyllur shkollat

Para
Acar dhe grip, pezullohet sërish mësimi. Deri kur do të qëndrojnë mbyllur shkollat

Acar dhe grip, pezullohet sërish mësimi. Deri kur do të qëndrojnë mbyllur shkollat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.