Për Elian ky nuk ka qenë një vit i lehtë. Pas divorcit të vështirë me Princ Lekën, detaje të rënda qarkulluan në media, përfshi këtu edhe videon e dhunës në ambientet e atij që quhet Pallati Mbretëror.
Megjithatë, aktorja ka zgjedhur që të lërë gjithçka pas dhe të nis një jetë të re, duke iu rikthyer artit dhe shfaqjeve. Në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, Elia shfaqet në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm pak javë më parë, ajo ishte në Itali, ku filmi i fundit ku ajo merr pjesë si aktore, u vlerësua me çmim ndërkombëtar.
Tashmë që nuk ka më titullin Princeshë, Elia është rikthyer tek profesioni i saj, aktrimi. Ndonëse nga divorci përfitoi një vlerë monetare dhe shtëpi, sërish duket se Elia i duhet një punë për të fituar të ardhurat e saj, që tashmë janë krejt të ndryshme nga ato që ishte mësuar. Veç filmit më të ri, Elia ka udhëtuar edhe drejt Zvicrës, në një aktivitet, organizuar me komunitetin shqiptar atje.
Duket se tashmë, si një grua e divorcuar, ajo ka vendosur që të përqendrohet tek karriera, por edhe të ardhurat, duke u përpjekur të vijojë aty ku e la përpara se të shkëputej përpara se t’i dedikohej jetës mbretërore. Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.