Të gjithë e dimë se një nga dhimbjet më të mëdha në jetë, është ajo e humbjes së familjarëve të dashur.
Dhe aq më e madhe është brenga kur ata sëmuren, e ne duhet të jetojmë me vuajtjen e tyre. Kjo po ndodh së fundi dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Babai i tij prej disa ditësh është duke luftuar në spital me një sëmundje të rëndë, po Haradinaj është shpresëplotë që ai do ta mposhtë sëmundjen.
‘’Jeta jote luftë ishte. Tani po e lufton sëmundjen. Me ty plak, gjithnjë!”, shkruan kryeministri Haradinaj në postimin e tij në Facebook.
Të shumta kanë qenë mesazhet e mbështetjes nga qytetarët, që i kërkojnë shërim sa më të shpejtë për të atin.
(E.K/FAXWEB.AL)