Kryeministri Rama ka vijuar turin e tij të llogaridhënies publike, ku ka qenë në Kuçovë dhe ka prezantuar para qytetarëve edhe suksesin e reformave sipas tij, por edhe ka dëgjuar kërkesat dhe problemet e qytetarëve. Ai tha se çdo të mërkurë ka mbledhje qeveria dhe shikohet për secilin ministër se sa kërkesa për zgjidhjen e problemeve ka pasur dhe bëhet analiza.
Por ai ashtu si herë të tjera ka bërë edhe replica me qytetarë të ndryshëm. Rama ka thënë se edhe në administratë mund të ketë grabitqar dhe madje në nivele të larta, por I ftoi qytetarët që të shkruajnë tek potali që ka vënë në dispozicion qeveria dhe kështu mund tu zgjidhen hallet.
Por njëri nga qytetarët u shpreh se problemi nuk i është zgjidhur dhe ata grabitqarët për të cilët foli kryeministri nuk kanë dalë nga dera dhe jo më nga dritarja por janë në zyrën e kryeministrtit.
“U bënë katër që ke thënë ata që nuk dalin dot nga dera do dalin nga dritarja, por ata nuk po ikin nga zyrat tuaja zoti kryeministër. Nuk më kanë zgjidhur problemin, nuk kam pronën time, të lutem ndërhy. Jetë shëndet dhe liri, se Skënderbeu ka thënë që larine”, tha qytetari ndër të tjera.
Ndërsa Rama ia ktheu: Për Skënderbeun kemi Elisën. Mos na ço tek Skënderbeu se e ka Elisa Spiropali atë punë, mos na ngatërro me Skënderbeun. (B.H/Faxweb)