11:44 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së në 2022, arrin nivelin e parapandemisë

21:45 | 15/03/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së në 2022, arrin nivelin e parapandemisë

Jetëgjatësia në Shqipëri arriti 79,1 vjeç në vitin 2022 me një diferencë prej 1.5 vitesh me mesataren e BE-së, teksa vendi ynë renditet më mirë se e gjithë Europa Juglindore, sipas të dhënave të sotme të Eurostat.

Vendi ynë arriti të rikuperojë jetëgjatësinë që u ul gjatë pandemisë Covid-19, pasi në vitin 2022 treguesi arriti në nivelin e vitit 2019, teksa Europa ende nuk ka arritur jetëgjatësinë e vitit 2019. Në vitin 2022, jetëgjatësia në 27 vendet anëtare të BE-së ishte 80.6 vite nga 81,3 që ishte në vitin 2019. Jetëgjatësinë më të lartë në lindje në BE e kishte Rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç), dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjeç). Nga ana tjetër, midis 5 rajoneve të BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje, 4 rajone ishin në Bullgari: Severozapaden (72.3 vjet), Severen tsentralen (73.2 vjet), Yugoiztochen (73.7 vjet), Severoiztochen (74.1 vjet); dhe një në Hungari, Észak-Magyarország (74,1 vjeç).

Për gratë në BE, jetëgjatësia në lindje ishte 83.3 vjet në 2022 (rritje me 0.4 krahasuar me 2021, por më pak me -0.7 krahasuar me 2019) dhe për burrat në 77.9 vjet (një rritje 0.7 vjet krahasuar me 2021, por -0.6 rënie krahasuar me vitin 2019). Në Shqipëri jetëgjatësia për gratë ishte 80,9 vjet dhe 77,4 vjet për burrat, me një diferencë 3,5 vite në vitin 2022. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE ishte 5.4 vjet më e gjatë se ajo për burrat, me variacione midis vendeve të BE-së. Në Letoni, gratë pritej të jetonin 10.0 vjet më shumë se burrat, të ndjekura nga Estonia dhe Lituania (të dyja 8.7 vjet).

Hendeqet më të vogla gjinore ishin në Holandë (2.9 vjet), Irlandë (3.3 vjet) dhe Suedi (3.4 vjet). Jetëgjatësia në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%. Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare./ Revista “Monitor”

Pas

Gaza zbeh bisedimet e kryeministrit irlandez me Biden në ditën e Shën Patrikut

Para

Lajçak dhe Vuçiq bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Para
Lajçak dhe Vuçiq bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Vuçiq bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Njeriu i Trump hyn në Gaza, Steve Witkoff do të inspektojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për palestinezët

Divjakë/Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

“Indeksi që rrëzon propagandën 12-vjeçare” – Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria

Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake turke e klasit ‘Bajraktar’, pjesë e misioneve të NATO-s! Largohet nesër

I moshuari në Vaun e Dejës i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij

Momenti kur një burrë me skizofreni rrëmben një vajzë 3-vjeçare në një qendër tregtare

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lekbibaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim

E rëndë/ Ishin me pushime në Puerto Riko, gruaja shtatzënë e basketbollistit të njohur italian kafshohet nga një peshkaqen! Si paraqitet gjendja e saj

I jep me qira makinën 41-vjeçarit, por nuk ia kthen më. Shpallet në kërkim burri, punohet për…

Shkodër/Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.