16:27 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jeton mes mjerimit, ka ëndërr të ndihmojë njerëz: Një shtëpi dua të jetoj me familjen, kemi frikë natën (VIDEO)

12:39 | 19/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jeton mes mjerimit, ka ëndërr të ndihmojë njerëz: Një shtëpi dua të jetoj me familjen, kemi frikë natën (VIDEO)

Në një çadër familja prej tetë anëtarësh kryen të gjitha aktivitetet dhe nevojat ditore, ndërsa aty duhet të gatuajnë, ushqehen, flejnë, studiojnë fëmijët dhe e vetmja kërkesë që kanë për momentin është një kontenier për të përballuar disa ditë për aq kohë sa edhe kushtet klimatike janë të ftohta.

Alfred Gjoka nga fshati Xhuxhë në Mirditë, është babai i 6 fëmijëve dhe bashkë me bashkëshorten, jetojnë me besimin se me ndihmën e Zotit dhe shpresën për një reagim nga autoritetet do arrijnë të dalin nga vështirësitë ekstreme.

“Të gjitha, këtu i bëjmë, fëmijë studiojnë, lahen ushqehen, me vështirësi, po s’kemi ç’bëjmë. I laj fëmijët në të nxehtin e ditës, pastaj futen nën batanije. Thirrje për qeverinë apo shoqatat me dorë në zemër, të na sjellin së paku një kontenier. Ka qenë kohë e mirë se të binte borë, do na vdiste i ftohti”, tha kryefamiljarja.

“Pa punë, kam 6 fëmijë. Komisioni i vlerësimit ka qenë 2 herë, ka dalë e pabanueshme shtëpia. Shpresë si për gjithë të tjerët, se di ç’të them. Disa letra i kemi bërë, nuk e di, më kanë sjellë këtë çadrën që shikoni. Shiu që ra hyri i gjithi brenda, nëse do të mbante dimër si zakonisht do ishte e pamundur t’ia dilnim. Do donim një kontenier të paktën, sa të dilnim gjallë në Pranverë. Zoti e bën mirë, pastaj shteti ishalla po interesohet”, tha kryefamiljari Alfred Gjoka për gazetarin e Fax News, Prenga Gjikolaj.

“Jam në klasë të pestë, e kemi shkollën shumë larg, shkojmë me furgon. I ftohti ka ndikuar që të biem pak në mësime. Me shumë vështirësi arrijmë të përballojmë kushtet, i bëjmë detyrat me shpejtësi që të futemi në batanije dhe të qëndrojmë ngrohtë. Kemi frikë natën kur fryn erë. Apeli im është që të na ndihmojnë, të paktën një kontenier që të kalonim dimrin, pastaj një shtëpi që të jetoj me familjen time. Dua të bëhem doktoreshë, që të ndihmoj njerëzit”, tha njëra nga vajzat e çiftit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Basha lëshon premtimin e radhës: Ja çfarë do të bëj ditën e parë si kryeministër

Para

Gjendet i vdekur një person në Korçë, qytetari vë në alarm policinë, dyshimet e para

Para
“Më sillni një kafe”, 24-vjeçari shembet në dyshemenë e lokalit dhe humb jetën, ngjarje tragjike në Prrenjas

Gjendet i vdekur një person në Korçë, qytetari vë në alarm policinë, dyshimet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadorja e Kanadasë merr pjesë në festimet e ‘Tirana Pride 2025’, Golberg: Ndërtojmë një të ardhme më të mirë, me krenari dhe në diversitet

Ronaldo ‘Fenomeni’ shet të gjitha aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë të pastër me kodin ‘357’ në banesë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture!

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.