14:32 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Jetonte i vetëm pas divorcit edhe pse kishte dy fëmijë, kush ishte viktima e katërt nga i ftohti në vend

08:00 | 11/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Viktima e katërt nga i ftohti në Shqipëri, mashkull 60-vjeç te ”Parku i Mallrave” në Korçë

Ditën e djeshme u shënua dhe viktima e katërt nga i ftohti në vend. Pas Durrësit, Sarandës, dhe Lushnjes, këtë herë viktima vjen nga qyteti i Korccës. I identifikuar si Ilia Lifo 60-vjeç ai u gjet në një godinë të braktisur, i vetëm dhe i ngrirë prej të ftohtit.

Këto godina të ish-bonifikimit ndodheshin në një zonë disi të shkëputur nga pjesa tjetër e qytetit, me pak lëvizje dhe banorë.

Prej më shumë se një viti ai banonte I vetëm në këtë godinë, të përshtatur si banesë. Ishte ndarë nga gruaja dhe kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë njëri prej të cilëve dhe i martuar dhe me fëmijë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë gjetur trupin e pajetë të ngrirë prej të ftohtit. Në trupin e tij  nuk janë konstatuar shënja dhune.

Pas ndarjes nga familja jo rrallëherë i ndjeri e gjente ngushellimin te alkooli edhe pse kishte shfaqur edhe shumë problem shëndetësore, si diabet apo probleme me zemrën.

Në gërmadhën e përshtatur si banesë kishte vetëm pak orendi shtëpiake, mes së cilave edhe një sobë për t’u ngrohur dhe një krah me dru, që ai i kishte mbledhur për t’i përdorur në këto ditë të acarta.

Fillimisht u mendua se 60- vjeçari ishte një endacak, por kjo u mohua nga përgjegjësja e qendrës sociale Korçë, Irena Bozdo. Sipas saj, Ilia Lifo trajtohej me kemp të plotë.

“Ne e njohim rastin në fjalë dhe personi nuk mund të quhet një endacak. 60- vjeçari trajtohej me pension invaliditeti, ka të afërm, dy fëmijë të rritur. Për aq sa ne e kemi trajtuar, di të them se ka qenë zgjedhja e tij të banojë tek ajo ngrehinë. Është një invalid pune, kishte probleme me zemrën. Trajtohet me pagesë nga sigurimet në masën 14.250 lekë dhe nga shërbimi social shtetëror paguhej me 3300 lekë (të rinj). Ishte i pastrehë dhe i përfshirë nga bashkia për bonusin e strehimit me subvencionim të qirasë. Lypës nuk ka qenë asnjëherë”, u shpreh ajo. (E.K/SHUPLAKA)

received_10211398414665599

Etiketa: i braktisurKorçeviktima
Pas

Dua Lipa publikon klipin më të ri, “No lie” me Sean Paul

Para

Lori Hoxha zbulon një sekret nga familja (FOTO)

Para
Lori Hoxha zbulon një sekret nga familja (FOTO)

Lori Hoxha zbulon një sekret nga familja (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turizmi në Shkodër/Prefektja kërkon masa, bashkitë duan financime

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.