21:45 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Jim Jordan dhe Steve Scalise do të kandidojnë për kreun e Dhomës së Përfaqësuesve

22:07 | 04/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jim Jordan dhe Steve Scalise do të kandidojnë për kreun e Dhomës së Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve

Ligjvënësi Jim Jordan, një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit demokrat Joe Biden, u bë republikani i parë të mërkurën që shpalli kandidimin për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Nëse zgjidhet, zoti Jordan do të pasojë në këtë detyrë republikanin tjetër Kevin McCarthy, i cili u shkarkua një ditë më parë nga kjo detyrë, pas një mocioni të paraqitur nga vetë republikanët.

Pas njoftimit të zotit Jordan, edhe ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër dy i Dhomës së Përfaqësuesve, njoftoi se do të kandidojë për këtë post.

Krahas tyre priten edhe disa kandidatë të tjerë në një garë që pritet të jetë e gjatë dhe sfiduese, për të plotësuar postin e kreut të Dhomën e Përfaqësuesve, e cila udhëhiqet nga republikanët.

Largimi i zotit McCarthy të martën, nxitur nga një fraksion i republikanëve të skajshëm, përbën herën e parë që kjo Dhomë shkarkon udhëheqësin e saj, nga një pozicion që është i treti në radhë pas presidentit dhe nënpresidentit.

Republikanët kanë caktuar një votim më 11 tetor për të zgjedhur pasardhësin e zotit McCarthy dhe do të takohen një ditë më herët për të dëgjuar kandidatët e tyre.

Zoti Jordan, një konservator i zëshëm , që ka udhëhequr hetimet në Kongres ndaj Presidentit Biden, është i pari që deklaroi publikisht se është i interesuar për këtë pozitë.

“Ne duhet të bashkojmë grupin e ligjvënësve dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë“, u tha ai gazetarëve.

Një ish-mundës në kolegj, i njohur për shmangien e veshjeve formale gjatë seancave dëgjimore në Kongres dhe në konferenca shtypi, Jim Jordan, 59 vjeç, fillimisht fitoi peshë si një udhëheqës i zëshëm i krahut të djathtë të partisë, përpara se të krijonte një aleancë me zotin McCarthy.

Si kryetar i Komisionit të Ligjeve, ai është i përfshirë në hetimet që synojnë nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Biden.

Një kandidat i mundshëm është edhe Tom Emmer, republikani numër 3 në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkohë pas shkarkimit të zotit McCarthy është ligjvënësi Patrick McHenry që po shërben përkohësisht në postin e kryetarit.

Beteja për udhëheqësin e Dhomës vjen në një periudhë që Kongresit i duhet të shmangë një mbyllje të pjesshme të qeverisë, e cila do të fillonte më 18 nëntor nëse ligjvënësit nuk miratojnë miratonin projekt-ligjin për buxhetin./ VOA

Pas

“Jashtë ka mafie ka dhe shtet, tek ne ka mafie dhe Maliq”, ish-oficeri Dritan Zagani analizon aktualitetin në vend

Para

Transporti publik/ Korea e Jugut zë vendin e parë në botë, në Europë polakët kryesojnë mbi popujt e tjerë

Para
Transporti publik/ Korea e Jugut zë vendin e parë në botë, në Europë polakët kryesojnë mbi popujt e tjerë

Transporti publik/ Korea e Jugut zë vendin e parë në botë, në Europë polakët kryesojnë mbi popujt e tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.