Jennifer Lopez është paditur për 150.000 dollarë për postimin e një fotografie të saj në Instagram.
Pretendohet se këngëtarja nuk kishte të drejta mbi fotografinë. Sipas dokumentave të paraqitura në gjykatë, fotografi Steve Sands po hedh në gjyq 50-vjeçaren dhe kompaninë e saj, Nuyorican Productions, për shkelje të të drejtave të autorit.
Imazhi në fjalë u postua nga JLo në vitin 2017.
Tani Sands pretendon se Jennifer e përdori për të promovuar markën e tyre për miliona ndjekës në Instagram.
Ndërsa foto ka marrë 656.000 pëlqime.
“Të pandehurit nuk kishin lejen ose pëlqimin e paditësit për të botuar fotografinë në Instagramin e saj,”– thuhet në padi.
Discussion about this post