Sot shënohen 9 vite nga ngjarja tragjike e “21 janarit”, ku kanë persona mbetën të vrarë në bulevard gjatë një proteste të partisë socialiste atëherë në opozitë.
Edhe në fshatin Zenelaj 9 vite pas vrasjes së të afërmit të tyre, Ziver Veizi, familjarët kanë zhvilluar ceremoni përkujtimore por kësaj here nuk kërkojnë as drejtësi pasi janë lodhur nga premtimet.
Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, asokohe në opozitë.
Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor.
Ndërkohë që në një komunikim për Faxweb.al, Ana Veizi, vajza e Ziverit u shpreh se ka besim që SPAK do ta rihapë çështjen, ndërkohë që dosja e tyre është çuar dhe në gjykatën e Strasburgut. (Lexo edhe ketu lajmin)