Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me përdhunimin e 5-fishtë të 15-vjeçares në Mirditë. Përmes një postimi në Twitter, diplomatja dënon përdhunimin si një vepër penale që shkel të drejtat e njeriut dhe thekson se tani është koha që të bëhet shërimi i plotë shëndetësorë i vajzës dhe drejtësia të veprojë për dënimin e krimit.
“Fund dhunës ndaj grave. Jo do të thotë Jo. Ti nuk je vetëm!”, e mbyll postimin e saj ambasadorja Kim
Postimi i Yuri Kim në Twitter: Ne u bashkohemi aktivistëve dhe të tjerëve që flasin për të dënuar përdhunimin e fundit të një vajze të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe shkelje serioze e të drejtave të njeriut. Prioriteti tani: 1) shërbime sociale dhe shëndetësore për shërimin e plotë të vajzës, 2) drejtësia. Fundi i dhunës ndaj grave. JO do te thote JO # tinukjevetem