04:01 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jo gjithçka në dorën e kryetarit, demokratët ‘hedhin’ 4 opsionet për ndryshimet në sistemin zgjedhor

11:30 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jo gjithçka në dorën e kryetarit, demokratët ‘hedhin’ 4 opsionet për ndryshimet në sistemin zgjedhor

Grupi parlamentar opozitar ka shtruar në tavolinën e bisedimeve 4 opsione për sistemin e ri zgjedhor.

Opsioni i parë, i sugjeruar nga Ralf Gjoni (Nisma thurje) kërkon një sistem të ngjashëm me atë të Kosovës pra një sistem proporcional kombëtar ku Kuvendi të ketë 100/140 deputetë.

Sipas këtij modeli, i cili kërkon ndërhyrje në Kushtetutë kryesisht hiqen pengesat ligjore që kufizojnë të drejtën kushtetuese të votuesve për të zgjedhur në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe në organet e qeverisjes vendore si dhe përqindja e votës kombëtare në një parti përkthehet në përqindje të njëjtë mandatesh në parlament.

Opsioni i dytë vjen si propozim i 3 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ku kërkohet sistem proporcional rajonal i korrektuar me listë kombëtare.
Sipas këtij opsioni 100 deputetë do të zgjidhen nga 12 njësitë zgjedhore dhe 40 nga lista korrektuese kombëtare . Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme. Në të njëjtën kohë 10 mandatet e kësaj liste ndahen mes 2 partive që kanë marrë më shumë vota, ndërsa 30 të tjerat mes partive që kanë marrë mbi 2.5 për qind të votave dhe në bazë të përqindjeve që kanë marrë. Mbetjet pas presjes dhjetore kalojnë në favor të partisë me numër më të madh të votave të fituara. Gjithashtu ky sistem parashikon votim me lista të hapura, me dy fletë: Fleta e votimit për njësinë zgjedhore (qarkun) dhe Fleta e votimit për listën korrektuese kombëtare.

Sipas propozuesve ky sistem do të ketë efektin që vota e zgjedhësit të shkojë direkt për kandidatin që dëshiron, mund të votojë në listën e parë dhe do të ketë të drejtën të votojë për jo më shumë se 5 kandidatë në listën shumëemërore të subjektit.
Edhe ky sistem kërkon ndryshime në Kushtetutë.

Opsioni i tretë: Sistem propocional rajonal, me 12 njësi zgjedhore, të grupuara në 4 rajone zgjedhore.

Sipas këtij modeli parasghikohet që Rajoni Verior të ketë njësitë zgjedhore Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër ku të dalin 27 deputetë.

Rajoni Tiranë do të nxjerrë 34 deputetë

Rajoni Qendror me përbërje: Durrës, Elbasan, Korçë,
Berat do të nxjerrë 39 deputetë

Rajoni Jugor me përbërje: Fier, Vlorë, Gjirokastër do të nxjerrë 40 deputetë

Në këtë sistem votohet me lista të hapura, me jo më shumë se 5 (pesë) preferenca; Koalicionet garojnë me listë të përbashkët dhe parashikohet pragu natyror.

Efektet që parashikon kalimi në këtë sistem sipas propozuesve është mundësia që u jepet zgjedhësve për të zgjedhur kandidatët që ata duan, afron zgjedhësin me të zgjedhurin, ngushton mundësitë për mazhorancë qeverisëse njëpartiake.

Ky ‘opsion’ është i vetmi nga sugjerimet e hedhura nga opozita që nuk kërkojnë nndërhyrje në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Opsioni i katërt parashikon një Sistem Maxhoritar, i korrektuar me listë propocionale kombëtare
Në këtë sistem Kuvendi i përbërë nga 140 deputetë ku 100 do të zgjidhen në zona njëemërore, zgjedhje me një raund ndërsa 40 deputetë zgjidhen në bazë të votave të fituara nga subjektet në rang vendi si dhe vendosja e pragut 2.5%.
Në këtë mënyrë mandatet e listës propocionale do të ndahen:10 mandate midis dy partive që fitojnë më shumë në rang kombëtar dhe 30 midis partive të tjera që kalojnë pragun. Votimi do të bëhet me dy fletë: votë për kandidatin dhe votë për partinë. Votimi në propocional bëhet me listë të hapur, me jo më shumë se 5 (pesë) preferenca.

Nuk e mundëson zbatimin e taktikave elektorale që gjenerojnë efektin “Dushk” dhe zvogëlon efektin e vendimmarrjes së lidership-it në hartimin e listës së kandidatëve. Zbatimi i këtij sistemi kërkon gjithashtu ndryshime në Kushtetutë.

Etiketa: 4 opsionetdemokratetopozita parlamentaresistemi zgjedhor
Pas

Plas keq sherri në Tiranë, një person bëhet për spital, policia ndërhyn dhe…

Para

Video/ “Drejtësi për krimet seksuale ndaj vajzave”, aktivistët marshojnë me thirrje dhe vuvuzela

Para
Video/ “Drejtësi për krimet seksuale ndaj vajzave”, aktivistët marshojnë me thirrje dhe vuvuzela

Video/ "Drejtësi për krimet seksuale ndaj vajzave", aktivistët marshojnë me thirrje dhe vuvuzela

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.