Nga një intervistë e thjeshtë, tashmë format e promovimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama kanë shkuar edhe më tej. Sot ai ka publikuar një opinion në median prestigjoze ‘’Financial Times”.
Duke reklamuar punën e bërë në Lazarat, Rama mes të tjerave shkruan se tashmë kërkon ndihmën e vendeve të BE-së për të kapur baronët e drogës.
“Të premten unë u kam dërguar një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës”- thotë kryeministri.
‘Këta janë njerëz të rrezikshëm. Qeveria ime i konsideron ata si një kërcënim të sigurisë kombëtare. Qeveria e vendit tuaj gjithashtu. Shumë, ndoshta më së shumti, jetojnë diku tjetër në Evropë, duke pretenduar se janë biznesmenë të ligjshëm. Por mos bëni asnjë gabim. Ata janë kriminelë, bizneset ndërkombëtare të të cilave skllavërojnë njerëzit dhe krijojnë kërdi kudo.
Ne e dimë se disa banojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ne duam ndihmën tuaj dhe në këmbim ofrojmë ndihmën tonë për këta persona. Kjo është një betejë që duhet të luftohet dhe të fitohet së bashku’, thuhet në letrën e Ramës dërguar 28 liderëve të BE.
Ndër të tjera Rama shprehet se bashkëpunimi me Guradia Di Finanzën ka dhënë rezultate në luftën ndaj drogës.
(E.K/Faxweb)
https://www.ft.com/content/fc552324-cac1-11e7-ab18-7a9fb7d6163e