14:23 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jo më lotari”, Donald Trump shuan ëndrrat e mijëra shqiptarëve

08:50 | 24/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump reagon pas dhunës në Virxhinia: Racizmi një gjë e keqe, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të dënohen

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij do t’i japë fund programit të lotarisë së vjetër.

Që prej marrjes së mandatit të tij është paralajmëruar dhënia fund e lotarisë, e megjithatë edhe këtë vit mijëra shqiptarë aplikuan për një mundësi drejt ‘’tokës së ëndrrave”.

“Jo më lotari” – tha Trump për gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e premte.

“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha Donald Trump.

Edhe pse fjalimi ishte lajmëruar për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se t’i përmendte ato.

Sipas Trump, kjo është një nga hapat e shumta që do të ndërmerrte për të përmbushur premtimet e fushatës së tij lidhur me emigracionin.

Masat shënjestrojnë më shumë se 50 kompani të transportit detar në Korenë e Veriut, por gjithashtu edhe në Kinë dhe Tajvan. “Shpresoj që ky hap do të sjellë gjëra pozitive”, ishin fjalët e presidentit amerikan.

I pari i Uashtingtonit mbrojti gjithashtu planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.

“Një mësues do ta kishte vrarë në vend agresorin, para se ai ta dinte se çfarë po ndodhte”, tha Trump. Më herët, presidenti kritikoi policin e armatosur, i cili qëndroi jashtë shkollës në Parkland gjatë të shtënave me armë. Sipas tij, efektivi tashmë i dorëhequr kishte bërë një punë shumë të keqe.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: donald trumpllotaria amerikane
Pas

Vret veten 38-vjeçari në burgun e Fierit, ishte dënuar me 3 muaj heqje lirie

Para

Tjetër aksident i rëndë në Durrës-Kavajë, raportohet për dy viktima. Mes të plagosurve dhe një fëmijë

Para
Humb jetën çiklisti i aksidentuar, policia arreston autorin

Tjetër aksident i rëndë në Durrës-Kavajë, raportohet për dy viktima. Mes të plagosurve dhe një fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari

Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.