06:02 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Jo mo jo, më nuk duroj”, maturantët në ditën e dytë të protestës te Ministria e Arsimit, kërkesat i mbështesin edhe mësuesit (Video)

12:32 | 13/06/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Jo mo jo, më nuk duroj”, maturantët në ditën e dytë të protestës te Ministria e Arsimit, kërkesat i mbështesin edhe mësuesit (Video)

Maturantët kanë dalë sot përpara ministrisë së Arsimit, në ditën e dytë të protestës, pasi e konsiderojnë të një niveli vështirësie të lartë testimin e matematikës.

Me thirrje kundër ministres Kushi, ata shprehen se kjo do ti penalizojë përgjatë zgjedhjes së degës në Universitet, dhe niveli ishte shumë i lartë në krahasim me kurrikulat që ata kanë ndjekur përgjatë tre viteve të gjimnazit, ku dy prej tyre janë ndikuar dhe nga pandemia, për shkak se mësimi në mënyrë të konsiderueshme është zhvilluar online.

“Jo mo jo, më nuk duroj, por do ngrihem të protestoj”, është thirrja e studentëve, të cilët thonë se nuk do bëjnë asnjë negociatë, sa kohë që nga Ministria e Arsimit nuk është bërë asnjëlloj reflektimi.

Pas protestës përpara ministrisë ata janë drejtuar drejt qendrës së shërbimeve arsimore, që është përgjegjëse për hartimin e testeve, ndërsa kërkojnë që të bëhet rivlerësim i nivelit të testimit, dhe heqjes nga lista të disa pyetjeve, që sipas tyre janë të pakuptueshme dhe për nga niveli i përkthimit.

Dje dhe sot protestës i janë bashkuar prindër dhe mësues, të cilët thonë se testimi që shkoi keq ka ndikuar dhe në gjendjen emocionale të maturantëve, të cilët brenda disa ditësh do të duhet të japin dhe provimin e lëndëve me zgjedhje.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Video/ Aksident i frikshëm në Elbasan-Gjinar, kamioni kthehet përmbys në mes të rrugës

Para

Incidenti/ Lufta e nervave për detin, Greqia akuzon Turqinë për provokim

Para
Incidenti/ Lufta e nervave për detin, Greqia akuzon Turqinë për provokim

Incidenti/ Lufta e nervave për detin, Greqia akuzon Turqinë për provokim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.