Edi Rama sot zbriti në terren së bashku me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën dhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashin.
Bashkë me stafin e tyre përfituan nga momenti për të dhënë edhe deklarata për medien, ndërsa një ”incident” i ka ndodhur kryeministrit teksa fliste.
Jo një, as 2 po plot 10 herë përsëritej sinjali i mesazhit ”SMS, SMS”.
Siç duket edhe nga video Rama nuk është shqetësuar dhe aq duke vazhduar atë që ishte duke thënë.
Nuk është e qartë nëse është telefoni i tij, por me siguri që po të kish qenë i të tjerëve do e kishin hapur menjëherë për të shmangur zhurmën.
Për më tepër që njerëz afër kryeministrit thonë se ai me njerëzit e tij komunikon me mesazhe.
(V.G/Faxweb)
https://youtu.be/DPlc_xQqB8w