Presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur muzikën e saj në mitingje dhe kjo gjë nuk i pëlqen këngëtares, Rihanna. Në mitingun e së dielës në Tennnessee, Presidenti Trup, kishte në sfond këngën e Rihannës, të 2007, të titulluar “Don’t stop the music” dhe këngëtarja u lajmërua vetëm pak ditë më parë. Ishte gazetari i Ëashington Post, Philip Rucker, i cili e kishte postuar në Tëitter rreth kësaj zgjedhje të Trump.
“Jo për shumë gjatë…unë dhe njerëzit e mi nuk do të jemi kurrë pjesë e këtyre tubimeve tragjike, kështu faleminderit për këtë postim Philip”, shkruan këngëtarja në Twitter.
Përveç postimeve në Tëitter, ekipi i saj ligjor i ka dërguar një letër zyrtare në Shtëpinë e Bardhë duke e akuzuar për shfrytëzim.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post