Dita Botërore e Punëtorëve e caktuar sot më 1 Maj, ka mbledhur një grupim qytetarësh këtë paradite në Tiranë.
Në fotot e realizuara nga gazetarja Jonida Tashi, shihet se si qytetarët, të moshave të ndryshme, janë mbledhur sot për të kërkuar respektimin e të drejtave sa u përket kushteve në punë ose më së shumti për të protestuar për mungesën e punësimit të tyre.
Ata shihen të grupuar tek sheshi “Ushtari i Panjohur”, i cilësuar edhe si sheshi i të papunëve, por ajo që bie në sy është numri i vogël i tyre.
1 Maji është Dita Botërore e Punëtorëve, që në Shqipëri më së shumti kremtohet dhe shfrytëzohet si ditë pushimi.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1706″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]