Kreu i Kuvendit Meta ka komentuar edhe akuzat e Prtaivce të opozitës se një diplomat Europian iu kishte kërkuar që të hynin në zgjedhje pa PD-në. Ai thotë se këto deklarata janë të papranueshme po edhe e pranon që jo të gjithë diplomatët janë ëngjëj.
‘’Ne duhet të heqim dorë nga gara se kush është më proevropian, më proamerikan, më antieruopian, më antiamerikan.
Ne duhet të hyjmë në një garë kush është më shqiptar dhe sot më shqiptar është ai që është më tolerant dhe kush është më tolerant është më i fortë.
Të gjithë këta që thonë nuk ka qenë burrë, po u tërhoq…të gjithë këta nuk duhen dëgjuar, se kanë hallin e tyre as të liderëve. Nëse ka një diplomat që rekomandon që këto partitë të hyjnë në zgjedhje dhe meqë s’hyn PD të përfitojnë nga mandatetet e PD, unë do dëshiroja të mos kishte diplomatë të tillë, megjithse jo të gjithë diplomatët janë ëngjëj…BE kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme jo farsa!’’, u shpreh Meta.
Më tej Meta u shpreh se çdo dialog, dialogu është shenjë e mirë, për njerëzit që duan normalitet, për bizneset që nuk e dinë se ç’do bëjnë.
“Çdo dialog, dialogu është shenjë e mirë, për njerëzit që duan normalitet, për bizneset që nuk e dinë se ç’do bëjnë. Për çdo investitor të huaj. Miratuam një kullë ne, nuk vjen ai po nuk dhamë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme! Të gjithë këto kanë të bëjnë me vendin dhe ekonominë e njerëzve tanë. DUa ta mbyll me dëshirën për të gjetur zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme, në të mirë të vendit dhe natyrisht edhe të Kushtetutës!”
(E.K/SHUPLAKA)