Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me pensionistët, një prej kategorive që përfitojnë nga shpërblimet e festave të fundvitit.
Në fjalën e tij para pensionistëve, kreu i qeverisë foli për sistemin në kolaps që kishte lënë qeveria e kaluar dhe reformat e ndërmarra nga qeveria aktuale, por ajo që kanë tërhequr më shumë vëmendje kanë qenë gjestet e tij pasi Rama njihet për “body language”-n e tij.
“Ata që flasin, le të flasin. Për të folur të flasin, por për të bërë këtë kanë bërë”, tha Rama, duke treguar dy herë brrylin.
Gjestin e “brrylit” e njohin të gjithë pasi bëhej shpesh nga diktatori Enver Hoxha, por kreu i qeverisë ka bërë edhe një gjest tjetër shumë të çuditshëm, të cilin “Shuplaka” e sjell në fotot e mëposhtme… (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”223″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Video nga takimi i kryeministrit Rama me pensionistët: