21:58 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jo vetëm për para, por edhe për aventurë dhe hakmarrje. Rrëfehet 31-vjeçarja nga Mallakastra: E grabita karburantin se ma bënë borxh…

15:30 | 23/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është 31-vjeçarja nga Mallakastra, nën kërcënimin e armës vodhi një pikë karburanti dhe tentoi të grabisë dy të tjera

Jo vetëm për para, por edhe për aventurë dhe hakmarrje… Këto mësohet te kenë qenë motivet që e kanë shtyrë 31 vjecaren Anna Malaj, nga fshati Visokë i Mallakastrës, që së bashku me djalin e hallës së saj, Emiljano Grëmbi nga fshati Belinë i bashkisë Patos, të kryejnë vjedhjen me armë të nje pike të shitjes së karburanteve me datë 2 korrik, në fshatin Levan të Fierit.

Zbulimi

Pas marrjes së deklarimeve të punonjësit të pikës së shitjes së karburanteve ne Levan të Fierit, ku 22 vjecari Emiljano Grembi dhe Anna Malaj akuzohen se kanë vjedhur 30 mijë lekë nën kërcënimin e armëve, si edhe të punonjësve të dy karburanteve të tjera që u tentuan të vidhen, policia ka siguruar edhe të dhëna operative se femra shtatëlartë dhe simpatike që kishte marrë pjesë në të tre grabitjet, mund të ishte 31 vjecarja që banonte në Visokë të Mallakastrës, nena e dy fëmijëe, nje vajze dhe një djali, Anna Malaj, që pak vite me pare mbante emrin Jonida.

Nga burime të Fax Neës, mesohet se kur efektivët e policisë kane shkuar për kontroll në banesën e saj dhe e kanë pyetur nëse kishte armë, ajo ka dorëzuar menjëherë armën e gjahut që rezultoi të jetë përdorur për grabitjet. Gjithashtu, aty është gjetur edhe automjeti i ngjashëm me makinën e përdorur nga grabitësit që shquhej në kamerat e sigurisë të pikave të shitjes së karburanteve. Pas këtyre fakteve është kryer shoqërimi i 31-vjecares të cilës i janë marrë deklarimet lidhur me tre ngjarjet. Me anë të kryerjes së veprimeve hetimore speciale, policia dhe prokruroria e Fierit kanë siguruar prova që implikonin 31 vjecaren dhe kushëririn e saj.

Ndërkohë, mësohet se prokurori i cështjes, Çlirim Sino, gjatë marrjes së deklarimeve, ka konstatuar se 31 vjecarja mbante në qafën e saj një varëse të ngjashme me atë që mbante vajza e cila shfaqej në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Edhe statura e 31 vjecares dhe aspekte të tjera fizike kanë qenë mjaft të ngjashme me vajzën që kishte bashkëpunuar për kryerjen e tre vjedhjeve me armë.  Pasi janë krahasuar këto të dhëna, 31 vjecares i është kërkuar që të eci dhe vrapojë për disa metra, prej nga mësohet  se edhe mënyra e ecjes ka qenë e përafërt me grabitësen që shfaqej në pamjet e kamerave të sigurisë. E ndodhur përballë këtyre fakteve, Anna Malaj duket se është “dorëzuar” dhe ka rrëfyer të vërtetën para prokurorit Çlirim Sino, duke pranuar se ishte pikërisht ajo vajza që shfaqej në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Rrëfimi

Pasi ka pranuar autorësinë, Anna Malaj ka rrëfyer se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëririn e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Sipas Anna Malajt, pasi kishin pirë dhe festuar deri në orët e vona të natës, mëngjesin e datës 2 korrik, janë nisur për të kryer grabitjen e parë. Ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më pare, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar tek ku karburant. E ndaluara Malaj ka pohuar se i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston e ka kryer këmbimin e valutës jo në mënyrë të rregullt. Mësohet se 31 vjecarja ka pohuar para hetuesve se edhe pse ka debatuar punonjësi nuk i ka kthyer reston e duhur dhe për këtë arsye ka dashur të hakmerret në një farë mënyre.

Burimet pohojnë se Anna Malaj ka theksuar se grabitjen e parë e kanë kryer nën efektin e pijeve alkoolike dhe se gjithcka ka nisur si aventurë  dhe për shkak të mërisë së krijuar nga kthimi i restos nga punonjësi i karburantit në Levan të Fierit, për të cilën nuk ka qenë dakort.

Ndërsa për dy herët e tjera kur kanë tentuar grabiten e dy pikave të tjera të karburanteve në Fier e Mallakastër, Anna Malaj ka shpjeguar se i kanë kryer pasi u nevojiteshin para, shprehen burimet.

Edhe Emiljano Grëmbi i ndaluar ditën e sotme, mësohet se ka pranuar autorësinë e ngjarjesm Pritet që ditën e nesërme ndaj dy të rinjve të caktohet masa e sigurisë.

Anna Malaj 31 vjece, u ndalua dje nga policia e Fierit si autore e dyshuar ne vjedhjen me arme te 30 mije lekeve ne Levan dhe tentativen e grabitjes se dy karburanteve te tjere ne Fier e Mallakaster. Policia njoftoi se ajo bashkëpunonte ne kusheririn e saj 22 vjecar, Emiljano Grëmbi nga Belina e Patosit . Te armatosur me arme gjahu, gjate muajit korrik, ata shkonin ne oret e vona te nates ne pika te ndryshme te shitjes se karburanteve dhe nen kercenimin e armes u kerkonin punonjesve tu jepnin parate.

“Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjerër pikë karburanti” thuhej në njoftimin e policisë.

Nga hetimet është konkluduar paraprakisht se 31 vjecarja drejtonte mjetin, ndërsa arma përdorej nga kushëriri i saj.

Policia gjate kontrollit në banesën ku jetonte 31 vjecarja dhe ne banesën e te riut nga fshati Beline, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilën shkonin për të kryer vjedhjet, 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë nje palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara. Procedimi ndaj tyre ka nisur per veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Etiketa: anna malaj
Pas

Milani gati ofertën për sulmuesin argjentinas

Para

Aksidentohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Para
Aksidentohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Aksidentohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.