Barcelona nuk është klubi i vetëm europian që po mendon t’i besojë pankinën ish-yllit të saj, Xavi Hernandez. Sipas raportimeve të medias franceze “Le 10Sport”, në fakt edhe kampionët e Francës, Paris Saint-Germain po konsiderojnë ish-mesfushorin e Barcelonës për postin e trajnerit, si pasues i Tuchel.
Të njëjtat burime zbulojnë se ëndrra e vërtetë e Leonadros për pankinën e PSG është shumë ambicioze. Legjenda e mesfushës blaugrana, Xavi, në fakt te kampionët e Francës do të kishte një mentor fantastik ku të mbështetej: Pep Guardiolan.
Sipas palenve të parisienëve, do të jetë pikërisht Guardiola që do të kryesojë skuadrën, i ndihmuar nga Xavi. Një plan i projektuar për verën e ardhshme, me Guardiolan që flitet për një largim të mundshëm nga Manchester City, nëse nga ana tjetër, Barça nuk do të ketë “rrëmbyer” Xavin para kohe nga Al Sadd.
Discussion about this post