Mendonit se vetëm të rinjtë mund të bëjnë ushtrime të vështira dhe të mbajnë trupin në formë? Epo nëse keni menduar kështu keni menduar gabim.
Një gjysh nga Kukësi jua vërteton këtë. Portali “Jeta Osh Qef” ka publikuar një video të një të moshuari në Kukës, i cili nga shtëpia e tij sfidon të gjithë të rinjtë duke bërë pompa. Mësohet se i moshuari është i moshës 80-vjeçare, por pavarësisht viteve mbi supe, ai arrin të ushtrohet si një i ri. (D.D/Shuplaka)