Në një intervistë për median austriake Der Standard, Komisioneri në ikje për Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn e ka bërë të qartë se Shqipëria është ende prapa në drejtim të hapjes së negociatave karshi Maqedonisë së Veriut.
Ai tha se qeveria shqiptare ka probleme me dialogun ndërsa shton se brenda BE-së ka tjetër qëndrim për Maqedoninë e Veriut.
Duke theksuar se një nga kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka filluar të ndryshojë retorikën e saj, Hahn shtoi se shpreson që ky shtet të ndryshojë qëndrim.
Duke e konsideruar si problem më vete mungesën e opozitës në Kuvend Komisioneri në ikje thotë se qeveria ka vështirësi në zhvillimin e dialogut si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit por bën të ditur se për të dy vendet candidate, është ende duke u punuar për fillimin e negociatave, nuk është sekret që vlerësimi për Maqedoninë e Veriut është më i mirë.
“Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, tha ai Hahn.
(F.GJ/FAXWEB.AL)