Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar se Brukseli nuk dëshiron që përmes “derës së vogël” të marrë problemin e Kosovës në BE. Këtë deklaratë Hahn e ka bërë nga Beogradi.
Sipas Hahn, normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën ndikon direkt në përparimin e mëtejmë të Serbisë në integrimet evropiane.
“Zgjerimi bazohet kryesisht në meritat e secilit kandidat. Ju i mbani çelësat drejt BE-së, por BE-ja duhet të shohë një normalizim të pakthyeshëm stabil të marrëdhënieve me Prishtinën para hyrjes përfundimtare në BE. Nuk dëshirojmë të marrim këtë çështje përmes derës së vogël në BE”, tha Hahn.
Për të sqaruar serbët, Hahn u shpreh se nuk kishte ardhur në Beograd që të tregojë se si liderët e Serbisë dhe Kosovës duhet të udhëheqin dialogun. Po ashtu as të ofrojë zgjidhje të gatshme.
Kjo deklaratë vjen fill pas takimit të Hahn në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. (D.D/Shuplaka)