04:06 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

John McCain e ngriti si shqetësim, por sa shpenzon në të vërtetë Shqipëria për mbrojtjen

19:48 | 14/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
John McCain e ngriti si shqetësim, por sa shpenzon në të vërtetë Shqipëria për mbrojtjen

Gjatë takimit të sotëm me kryeparlamentarin Meta, senatori amerikan John McCain u shpreh se duhet rritur kontributi për mbrojtjen në Shqipëri pasi ka disa sfida globale dhe rajonale  që kanosin sigurinë në botë.

Po ashtu sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar që aleatët evropianë të aleancës së NATO-s t’i rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

“Ne ende nuk kemi ndarje korrekte të ngarkesës brenda aleancës sonë”, u ka thënë  Stoltenberg gazetarëve në Bruksel, teksa ka publikuar raportin vjetor për aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Vetëm pesë aleatë e plotësojnë synimin për shpenzimin e 2% të GDP-së për mbrojtje: SHBA, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia.

“Të gjithë aleatët duhet ta arrijnë këtë qëllim”, ka thënë Stoltenberg.

“Shqipëria është e gatshme të plotësojë detyrimet e saj për shpenzime për mbrojtjen në nivelin prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”-ka theksuar  ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në kuadrin e 8-vjetorit të anëtarësimit në NATO.

Shqipëria shpenzon 1.2 përqind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.

Ministrja Kodheli ka thënë se Shqipëria është në nivelin mesatar krahasuar me vendet e tjera të NATO-s, por në rrugën e duhur për ta arritur detyrimin prej 2%.

Sipas përcaktimit të dhënë nga NATO, shpenzimet për ushtrinë janë të gjitha shpenzimet kapitale dhe korrente të kryera për forcat e armatosura, duke përfshirë edhe forcat paqeruajtëse, Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjensi të  tjera shtetërore të angazhuara në projekte për mbrojtjen, forcat paraushtararke) si dhe aktivitetet ajrore ushtarake.

Për vitin 2015, programi i shpenzimeve për Ministrinë e Mbrojtjes ishte në nivelin 12.6 miliardë lekë. Ky program zinte vetëm 0.84 % të GDP-së.

Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka detyrimin e rritjes reale të shpenzimeve për mbrojtjen, nga viti në vit.

Sipas Spiegel Online, në 2015-ën kishte një ulje me 11% të shpenzimeve për mbrojtjen krahasuar me vitin 2014.

Një nga vendimet dhe konkluzionet e Samitit të Uells-it është që brenda vitit 2020, vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin buxhetin e tyre në nivelin 2% të GDP-së.

Sipas raportit vjetor të NATO-s për vitin 2016, Shqipëria shpenzoi vetëm 1,11% të GDP-së për mbrojtjen.  (M.D/ Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: John Mc CainMinistria e Mbrojtjes
Pas

Denoncimi për qendrat shëndetësore: Në Gorre mungon, në Fushë Kuqe në gjendje skandaloze (VIDEO)

Para

Dy femrat e tij më të rëndësishme kanë të njëjtin zakon, Bes Kallaku ua nxjerr bojën me VIDEO

Para
Dy femrat e tij më të rëndësishme kanë të njëjtin zakon, Bes Kallaku ua nxjerr bojën me VIDEO

Dy femrat e tij më të rëndësishme kanë të njëjtin zakon, Bes Kallaku ua nxjerr bojën me VIDEO

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.