Angelina Jolie ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Brad Pitt. E përfolur si një nga ndarjet më me efekt te të gjithë ndjekësit, aktorja duket se e ka marrë veten. Duhet thënë se lajmi për ndarjen e tyre fillimisht është dukur i pabesueshëm por më vonë gjithçka është konfirmuar.
Tashmë Jolie po shikon përpara dhe padyshim që fokusi i saj do të jenë fëmijët. Në një intervistë të gjatë dhënë për BBC aktorja 41 vjeçare ka shpjeguar edhe momentin e vështirë të cilin iu desh të superonte.
‘’Unë nuk dua të flas shumë për këtë, por ama mund të them që kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për familjen tonë. Ne jemi një familje dhe përherë do të mbesim të tillë. Shumë njerëz mund të vuajnë të njëjtën situatë si ne. Fokusi im kanë qenë dhe do të jenë fëmijët e mij’’, ka deklaruar aktorja.
Ndërkohë që çifti ka patur probleme edhe në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, të cilat tashmë janë zgjidhur me marrëveshje. Jolie do të jetë e pranishme këto ditë në Kamboxhia për premierën e filmit ”Fillimisht ata vranë babanë tim”. (E.K/SHUPLAKA)