Pas ftesave, fotove me përgatitjet për dasmën, nata e djeshme ka qenë nata e ëndrrave për Jona Spahiun dhe të dashurin e saj Frenklin.
Jona ka mbledhur familjarët, të afërmit e miqtë në një dasmë në një nga lokalet në qendër të Tiranës, ku atmosfera ka qenë shumë e gjallë. Pavarësisht se vetë Jona ka qenë pak aktive në rrjetet sociale, miqve të ftuar ju ka shpëtuar ndonjë story.
Në videon e publikuar nga një e ftuar, Jona shihet duke kërcyer me fustanin e bardhë të nusërisë teksa bie në sy barku i rrumbullakosur. Në video shihet edhe bashkëshorti i saj Frenkli që po kërcen pranë saj teksa Jona shfaqet e buzëqeshur si gjithmonë.
Të pranishëm në këtë ditë kanë qenë miq të saj dhe të Frenklin që punojnë në Digitalb, ku duket se kërcimi i tyre ka qenë dhe moment kulmor i mbrëmjes. Në një video të postuar nga Ilda Bejleri duket se vendi është mbushur plot me para. Tek e fundit njëherë martohet Jona…
(E.K/FAXWEB.AL)