Ajo është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Njihet për çiltërsinë që e karakterizon por edhe për faktin se jetën e saj personale e ka mbajtur larg mediave gjithmonë.
Jona Spahiu është në muajt e parë të shtatzanisë, ndërkohë që po përgatitet për ceremoninë e dasmës me partnerin e saj Frenkli. Çifti do të bëjë një dasmë private më 10 qershor, në një prej hoteleve më luksozë në kryeqytet.
Nga ana tjetër mësohet se ajo është në pritje të një djali dhe burime të sigurta shumë të afërta me çiftin, konfirmuan për Bordo se kjo është e vërtetë. Shumë shpejt Jona dhe Frenkli do të bëhen prindër të djali, të cilën prezantuesja e Digitalb ka vendosur ta lindë në Amerikë. (E.V/Faxweb.al)