19:26 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jo vetëm më njohu, por hodhi sirenën”, Blerina Bombaj paska ende një ‘borxh’ pa shlyer që nga martesa e saj

20:48 | 07/05/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jo vetëm më njohu, por hodhi sirenën”, Blerina Bombaj paska ende një ‘borxh’ pa shlyer që nga martesa e saj

Historinë që Joni Peçi është bërë sebep për lidhjen e Blerinës me bashkëshortin e saj, dietologia e ka thënë publikisht disa vite më parë, por sot, kur iu rikthye edhe një herë asaj historie, mësuam se këpucët, të cilat blihen në të tilla raste, Blerina nuk ia paska blerë ende Joni Peçit.
E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Blerina kujtoi edhe një herë se ishte Joni Peçi ai që i “hodhi sirën”.

“Joni u bë sebepi. Joni, jo vetëm më njohu dhe u bë shkak i lidhjes sime me tim shoq, por po mos të ishte Joni dhe ajo mënyra e tij që të “hedh sirën”, e ka ai këtë veçori, siç e kanë pak njerëz, unë ndoshta do e kisha parë tim shoq një herë dhe s’do e kisha parë më. Por kur dëgjoja respektin që ai kishte për Edin, ata njiheshin, le të themi, Joni kishte një atelie ngjitur me një pastiçeri shumë të njohur ku im shoq rrinte gjatë të gjithë kohës, punonte aty. Unë me Jonin atëherë kemi qenë shumë-shumë miq, jashtëzakonisht shumë”.

Por, stilisti i kujtoi sot Blerinës se ajo ende nuk ia shlyer “borxhin”. Në një mesazh për emisionin “Rudina” Joni i tha dietologes se i detyrohej një palë këpucë për “mblesërinë” që i kishte bërë.

E dashur Blerina, të përshëndes dhe ti e di që të dua fort. Jo tani, por që në kohët e hershme të miqësisë sonë. Unë jam thjesht kumbar i martesës suaj, sepse dashuria juaj është, që nuk jua kam dhënë unë, por e keni vetë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e keni treguar gjatë gjithë kohës, duke ndërtuar një familje kaq të mrekullueshme dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm. Unë uroj vetëm që Zoti t’ju japë non stop bekimet e tij familjes suaj dhe t’ju rritë sa më shumë dashurinë. Por kisha një kërkesë nga ty, sepse kanë kaluar shumë vite, ti je bërë me fëmijë, por ende nuk ma ke sjellë dhuratën e lajmësit, siç thonë shqiptarët, janë këpucët. Ndërkohë unë po pres ende këpucët, pasi kanë kaluar kaq shumë vite që ju të m’i sillni, që të paktën të lash atë borxhin me mua për njohjen e dashurisë që po vazhdon dhe suksesshëm nga ju, familja juaj dhe burri juaj. Gjithsesi, gjërat materiale janë ato që nuk kanë shumë vlerë në këtë botë, por e rëndësishme është që ne e duam fort njëri-tjetrin, komunikojmë dhe e ruajmë fort këtë dashurinë edhe në kohën e koronës, por jam ende duke pritur borxhin që të ma sjellësh dhe të ma bësh surprizë.

Bombaj e pranoi se i detyrohet stilistit, por jo vetëm një palë këpucë: “Ka shumë të drejtë, ka shumë të drejtë, por unë Jonit i detyrohem shumë më tepër se një palë këpucë. Borxhin e Jonit nuk e shlyej dot as në këtë jetë dhe as në tjetrën.

Pas

“Ramën do ta mbysín të varfërit me pështymë”, avokati paralajmëron qytetarët: Váksina e COVID-19 do të fusë mikoçipe në trup, duan të…

Para

Operacioni në banesën e lazaratasit, gjendet sasi e madhe farash kanábisi. Shpallet në kërkim i zoti i shtëpisë

Para
“Ku kanabisi dhe krimi lulëzojnë”, reportazh i televizionit gjerman për Shqipërinë

Operacioni në banesën e lazaratasit, gjendet sasi e madhe farash kanábisi. Shpallet në kërkim i zoti i shtëpisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin (EMRI)

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

Ofensiva e re e madhe izraelite, vijojnë incidentet vdekjeprurëse mes shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, reagon Ambasada Amerikane: Shembull i angazhimit ndaj aleancës

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.