Jonida Maliqi është një nga këngëtaret me të famshme dhe më të hershme të skenës shqiptare. Sot ajo ka një arsye për të festuar, pasi ka ditëlindjen!
Njoftimin e ka dhënë vet ajo mëngjesin e sotëm, teksa ka shpërndarë në profilin e saj në instagram një foto me një gjetje pikante. “Speed limit 35” ose e thënë ndryshe “Limiti i shpejtësisë 35”.
Pra, siç kuptohet edhe nga shënimi, ajo do të fikë sot në tortën e ditëlindjes plot 35 qirinjë. Ndërkohë që bashkangjitur portimit shkruan se: “Prej pesë vitesh kam ndarë me ju disa nga momentet më jetësore të përditshmërisë sime duke ju pasur më pranë dhe duke më frymëzuar dita ditës me mbështetjen tuaj ndaj sot dua t’ju falënderoj nga zemra. Mars 2013. Postimi im i parë në instagram 350k ndjekës real. Dhe sot bëj 35 vjet që marrë frymë falë Zotit! Urimet tuaja më shtojnë jetën”!
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post