12:31 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga ish-bashkëshorti: Ka qenë një luftë…

20:42 | 11/07/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga ish-bashkëshorti: Ka qenë një luftë…

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish bashkëshorti me të cilin ka një djalë.

Në një intervistë eksklusive për ‘Who” ajo flet për historinë e dashurisë që zgjati plot 17 vite me ish-bashkëshortin e saj, Gentin, duke theksuar se është e fundit herë që flet për këtë histori.

E ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?
Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thoja jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje.

Sot, e çliruar nga çdo ndjesi që do e pengonte të ishte vetvetja ajo tregon pushimet e saj e projektet e reja, sikundër i përgjigjet edhe pyetjeve nëse e ardhmja do ta gjejë me dikë përkrah…
“Unë jam idealiste, kam qenë gjithmonë pro marrëdhënieve të shëndetshme, afatgjata. Besoj në dashuri megjithëse jetojmë në një realitet shumë mediokër, deri diku të degjeneruar ama edhe këto frikëra e bëjnë jetën më interesante dhe ndjesitë na bëjnë të ndihemi gjallë. Kurrë mos thuaj kurrë”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Jonida Maliqi
Pas

Probleme me pagjumësinë? Ja disa ushqime që duhet të konsumoni

Para

“Ronaldo zgjodhi Juventusin, gjithçka filloi kur blemë Cancelon”

Para
“Ronaldo zgjodhi Juventusin, gjithçka filloi kur blemë Cancelon”

“Ronaldo zgjodhi Juventusin, gjithçka filloi kur blemë Cancelon”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takohet me shefin e aleancës Mark Rutte

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje,Ministria e Arsimit: Siguria e provimeve e garantuar

Izraeli publikon foton e raketës iraniane të hedhur gjatë armëpushimit

SPAK kërkon 69 vite burg për 6 të pandehur në dosjen “Metamorfoza 2”

Katari dënon sulmin iranian ndaj bazës amerikane: Shkelje e sovranitetit tonë

Raporti i Europol: 58 akte terrori në Bashkimin Evropian gjatë 2024-ës

Ministri Hoxha fton maturantët t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë: 150 kuota të reja për pranim

Dita e gjashtë e procesit, rinumërohen gjysmat e kutive për qarkun e Tiranës

Sulmi ndaj faqes online të Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës, sekuestrohen 169 komplete me çadra dhe shezlongë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.