Në një intervistë për “Wake Up”, Jonida Maliqi ka treguar për jetën e saj private. Ajo tregoi se ka kaluar një periudhë të errtë të jetës së saj në lidhjet me raportet me rrjetet sociale. Ajo tregoi se nuk është fanse e tyre, aq sa edhe llogarinë në “Instagram” nuk e ka hapur vetë ajo, por një mikja e saj.
Këngëtarja tregoi se shumë herë është bezdisur nga komentet e ndjekësve në rrjetet sociale, madje periudha më e errët e saj ka qenë kur ajo drejtoi “Dancing with the stars”. Ajo tha se ka marrë shumë mesazhe negative në lidhje me performancën e saj gjatë këtij kompeticioni. Por ofendimet ndaj saj kanë shkuar edhe më tej, duke prekur djalin e saj, nëpërmjet komenteve.
(E.V/ Faxweb.al)