Jonida Maliqi momentalisht ndodhet në Tel Aviv, Izrael ku po kryen prova në lidhje me performancën e saj në Eurovizion.
Përfaqësuesja e Shqipërisë për këtë vit, pas shkëputjes së saj për pak kohë nga provat nuk iu ka thënë jo shijimit të bukurive të vendit pritës duke vizituar lumin Dan.
Një gjë të tillë këngëtarja e ka treguar përmes një postimi në “Instagram” shoqëruar me disa fjalë të ëmbla dedikuar djalit të saj që quhet po ashtu Dan.
Duke e lidhur ngushtë me kuptimin që i jepnin këtij emri hebre vendasit e Tel Aviv, Jonida krahas videos ku duken tabelat që të sinjalizojnë mbërritjen në lumin Dan: “Dan River! Lumi që të çon drejt parajsës…të paktën kështu e quanin vendasit e Tel Aviv. Dan, tani e kuptova pse jam në parajsë, se të kam ty! Të dua parajsa ime!”.