Ajo është një nga artistet më të mira dhe më të pëlqyera shqiptare, por në kaq vite karrierë Jonida Maliqi duket se nuk na ka treguar mbiemrin e saj të vërtetë. Pasi rrëmbeu trofeun e Festivalit të Fundvitit, Jonida do të na përfaqësojë në Eurovizion.
Ajo na ka bërë me dije se do të prezantohet si Jonida Maliqaj pasi ky është emri i saj i vërtetë. Këtë gjë e mësuam nga vetë ajo pas postimit të faqes së parë të pasaportës.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të pasaportës së saj ku tregon se vitin e lindjes e ka 1983 dhe gjithashtu se mbiemri i saj është Maliqaj.