Një ditë pas betimit të tij si kryebashkiak në Vorë, të tjera detaje dalin në dritë lidhur me Agim Kajmakun, të propozuarin e PS-së për Bashkinë e vendosur në një nga akset kryesore të ekonomisë së vendit.
Në dokumentet e tij të dekriminalizimit, Kajmaku mësohet se ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka pasur emër tjetër, i cili është Jorgo Toto.
Burime bëjnë me dije se Kajmaku, alias Toto e ka ndryshuar mbiemrin për shkak të problemeve me ligjin që ka pasur në shtetin grek, madje ka kryer një krim për të cilin është dënuar nga autoritetet helene.
Pavarësisht se kryeministri Rama ka qenë në dijeni të këtyre problemeve, ai nuk është menduar dy herë në zgjedhjen e Kajmakut për votimet njëpartiake të 30 Qershorit.
Më poshtë është dhe dokumenti që Kajmaku ka depozituar në KQZ: