Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë të saj, ka folur paraditen e sotme për karrierën e saj politike në Partinë Demokratike, se ç’mendon për ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e tanishëm të PD-së Basha dhe qeverisjen e kaluar.
E ftuar në “Vila 24”, ajo është shprehur se ka vetëm një kritikë për ish-kryeministrin dhe ish-liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha: “Z. Berisha nuk është larguar nga PD, është deputet, është akoma atje. Kritika ime për të është që ai është i palodhur.”
E pyetur për raportin e saj me Bashën në kohën kur ishin në krye të Bashkisë së Tiranës, deputetja shprehet se “diskutimet më të mëdha i kanë pasur për politikat liberale, për çështje pune”.
“Nuk mund të vendos dot një notë nga 4 në 10. Mund të them që me të mirat e të këqijat, kemi bërë shumë gjëra, kemi bërë edhe gabime.”, ka ndarë mendimin Tabaku, duke thënë se edhe jo më kot PD është në opozitë sot, megjithatë nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me krimin.
(XH.A/SHUPLAKA)
