Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shtatzënë. Të paktën kështu duket nga fotot e postuara në rrjetet sociale, ku dallon barku i saj i rrumbullakosur.
Mësohet se deputetja është në muajin e pestë të shtatzënisë, por pavarësisht gjendjes së saj, Tabaku është parë shpesh në krye të detyrës në çadrën ku po zhvillohet protesta e opozitës.
Nga fotot duket që Tabakut i ka rënë një nur, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzëna. Tabaku ka shumë kohë e martuar me Saimir Sallakun dhe në një intervistë të disa viteve më përpara ka deklaruar se mezi priste të bëhej nënë. Mesa duket momenti i shumëpritur erdhi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1451″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post