Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte sot në SPAK për të dhënë infomacion në cilësinë e personit, që ka dijeni në lidhje me çështjen e inceneratorve
Ajo tha se ka folur për dy inceneratorët, atë të Tiranës dhe të Fierit. Deputetja paralajmëroi se shumë shpejt do ketë zhvillme të reja, por u tregua e rezeruar për të dhënë detaje, sa i përket fazës së hetimeve në lidhje me këto çështje.
“Unë që në 2018 kam denoncuar aferën e inceneratorëve në emër të PD. Kemi sjellë 3 kallëzime, për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit. Solla 9 kallëzime të tjera. I pari ishte për raportin dhe 8 të tjerët ishin për individë që gjykojmë për aferën e inceneratorëve, Janë 500 të akuzuar që kanë dalë në këtë komision dhe mbi 150 fakte ose grup fakte që ja kemi vendosur SPAK. Sot isha për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës. Informova për zhvillimet e komisioni hetimor, për sqarime dhe faktet. Që lidheshin për dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës pranë komisionit dhe me komunikimet që kam pasur. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK sa i përket hetimeve, duke kërkuar informacion se në çfarë ndodhen hetime, por dhe në statusin e personit që denoncova. Sot kam qenë në cilësinë e kallëzueset për Inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit. Kam një listë dëshirash se kush duhet të vijë në SPAK. Sot si mora ata në pyetje, më kërkuan informacion. Shumë shpejt do të kemi të reja në fazën që ndodhen hetimet. Hetimi i aferës ka qenë një prioritet jo vetëm i punës time, por dhe hetimet kanë ecur në organin e akuzës.”, tha Tabaku.
Discussion about this post