01:19 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Jorida Tabaku: Qeveria me më pak ministri, centralizim i frikshëm në duart e disa individëve

10:52 | 18/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
6 muajshe shtatzënë por Jorida Tabaku ngre në këmbë sallën në dasmën e kolegut (VIDEO)

Deputetja Jorida Tabaku ka komentuar kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, me qeverinë e re, kemi të bëjmë jo vetëm me më pak ministri, por me një centralizim më të frikshëm në duart e disa individëve.

Deputetja demokrate e ka pranuar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se përpos manipulimit të votës, sot kemi një mazhorancë me 74 deputetë edhe për faj të PD-së.

“Kabineti është një përpjekje e trishtë për të kontrolluar pa shumë mund të gjithë atë pak autonomi që kemi ndërtuar në këto 2 dekada e gjysmë shtetbërje si dhe një mungesë e qartë vizioni për prioritetet e vendit. Po të shihni emërimet apo riemërimet janë qoka personale të kryeministrit dhe akoma më keq, vazhdimi i politikave të mbrapshta të tij në katër vitet e para. Kemi ministra të koncesioneve, ministra që kanë lëshuar fletën e bardhë tek oligarkët për të ndërtuar ligjet siç i duan ata, ministra që kanë dhënë leje për të ndërtuar në zonat turistike që mund të mbroheshin, ministra që kanë rënduar xhepat e qytetarëve duke e justifikuar rritjen me propagandën e barazisë së taksës. Në pak fjalë, janë thjesht arnime që nuk e ndryshojnë thelbin e asaj që ndodhi në katër vitet e shkuara.”, është shprehur Tabaku.

Nga ana tjetër, Tabaku shprehet se janë propozuar krijimi i disa ministrive të parëndësishme dhe të padobishme e nga ana tjetër është propozuar shkrirja e ministrive prioritare për vizionin dhe strategjinë kombëtare.

“Në një këndvështrim të përgjithshëm duket sikur kryeministri ka vepruar si një kryetar qeverie i një force të djathtë. Ulja e numrit të ministrive, rritje efiçence e kështu me radhë. Mirëpo nuk është kjo arsyeja e vërtetë që qëndron pas kësaj lëvizjeje të kryeministrit. Po të vini re, ndryshe nga qasja e djathtë për një qeveri të vogël, sot është propozuar një qeveri me më pak ministri, por me një centralizim më të frikshëm në duart e disa individëve. Janë propozuar krijimi i disa ministrive të parëndësishme dhe të padobishme e nga ana tjetër është propozuar shkrirja e ministrive prioritare për vizionin dhe strategjinë kombëtare. Numri i punonjësve është më i lartë, aq më shumë ku mjaft drejtori centralizohen dhe vendosen më në kontroll të kryeministrit, duke mos pasur si synim një shtet më të vogël dhe më pak kokëçarje burokratike, por në themel të debatit është një shtet më i centralizuar, më shumë pushtet nën burokracinë e kontrolluar.”, vazhdon më tej deputetja Tabaku. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: jorida tabaku
Pas

Çiljeta hermetike për lidhjen me Alban Hoxhën: Dashuria është diçka shumë e shtrenjtë

Para

Hashim Thaçi merr avionin për New York, pritet të takojë Donald Trump-in

Para
Hashim Thaçi merr avionin për New York, pritet të takojë Donald Trump-in

Hashim Thaçi merr avionin për New York, pritet të takojë Donald Trump-in

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.