Trajneri i Tiranës, Mirel Josa ja ka adresuar fajin fikjes së dritave në “Selaman Stërmasi” për barazimin pa gola ndaj Partizanit.Tekniku i bardhebluve theksoi se skuadra e tij ditën e djeshme ka pasur një ritëm tjetër ndërsa sot në minutat e luajtura u paraqiten ndryshe.
“Ndërprerja e ndeshjes ditën e djeshme na prishi punë sot. Dje patëm një ritëm tjetër ndërsa sot u futëm në ritmin që kërkonim. Mendoj që Partizani e interpretoi lojën më mirë në këto minuta, pasi hyri me strategjinë e topit të gjatë. Ndryshe nga ne që kishim si ide sulmin gradual, por nuk patëm mundësi. Gjithsesi nuk jam i kënaqur nga ndeshja e sotme, ka derbi të tjera që mund të fitohen” – përfunoi Josa.
Ndaj Flamurtarit
Përsa i përket sfidës me Flamurtarin, trajneri i 24- herë kampionëve theksoi që do të jetë një sfidë e vështirë pasi vlonjtatët janë një ekip i fortë.