Vajza e Jozefina Topallit, Megi është bërë nënë për herë të parë sot.
Mësohet se Megi ka sjellë në jetë një bebe të shëndetshme, por ende nuk dihen detaje nëse është djalë apo vajzë.
Disa ditë më herët u publikuan foto të Megit me partnerin e saj, por që ende ka preferuar ta mbajë lajmin për vete. Ajo që dihet është se tashmë ata të dy jetojnë në kryeqytet.
Kujtojmë se i dashuri i Megit Angjelin Serreqi është po ashtu nga Shkodra, dhe ka jetuar për disa vite në Itali, ndërsa tashmë është kthyer në atdhe dhe punon në profesionin e IT-së.