Jozefina Topalli, ka reaguar në lidhje me vdekjen e kobshme të Florenc Beqirajn në Francë, ngjarje kjo që ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve.
Topalli teksa uron gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes që po afron ka një lutje edhe për 23-vjeçarin nga Shkodra që humbi jetën në rrethana jo shumë të qarta.
“Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone. Zot ndihmo Shqiptaret.”, shprehet Topalli.
REAGIMI:
Gezuar Krishtlindjet!
Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.
Ajo eshte festa me e bukur e vitit.
Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.
Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!
Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.
Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.
Zot ndihmo Shqiptaret.
(J.V/Faxweb)