01:35 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jozefina Topalli i kthehet politikës? Ish-kryeparlamentarja flet për krijimin e një “lëvizje të re”

20:02 | 25/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jozefina Topalli i kthehet politikës? Ish-kryeparlamentarja flet për krijimin e një “lëvizje të re”

Ish kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë dhe Nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha sot se, pas tre dekadave politika është në krizë dhe se vendi është pa përfaqësim. Duke folur para studentëve të Universitetit të Shkodrës, ku ju dha Çmimi i Karierës, zonja Topalli u bëri thirrje të rinjve për “Një Lëvizje të Re”.

“Pas 3 dekadave politika është në krize; vendi është pa përfaqesim. Ekonomia nuk ec. Nuk ka as qeveri dhe as opozitë. Ata kanë deformuar demokracinë e brishtë. Ata, ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe ndaj njëri-tjetrit. Është më mirë të ikin “4 shahistat” e të rrijnë shqiptarët. Nëse forcat e vjetra nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje: “Një Lëvizje e Re”. Lëvizje për ndryshim. Dhe mendimi im është tek të rinjtë e të rejat, dhe ju që keni gjithmonë zemrën e re”.

Zonja Topalli u bëri thirrje të rinjve që të bëhen autorë të fatit të tyre dhe t’i largohen dëshpërimit.

“Çfarë e bën këtë vend të veçantë jeni Ju. Mos e harroni këtë. Ata që janë në krye të partive kanë frikë nga ju. Më besoni mua. Mos lejoni më që t iu heqin fëmijët nga shtëpia e t’iua hedhin në emigracion. Mjegulla nuk mundet që të na errësojë përjetë shikimin. Ndoshta ndonjë nga të rinjtë këtu do fillojë lëvizjen për ndryshim, e ndoshta nesër do jetë në Parlament për t’i kthyer vendit e Kuvendit shpresën e dinjitetin. Ndoshta nuk do jetë në Kuvend, por do jetë në Bashkinë e tij për t’i dhënë shpresë qytetit. Do jetë në punën e tij për t ‘i dhënë jetë e perspektivë familjes. E si ju në Shqipëri ka me mijëra.

Përfytyrojeni kur të bashkohemi të gjithë bashkë.

Që vendit t’i kthehet shpresa, të rinjve mundësia për punësim, të moshuarve një pension më dinjitoz, shëndetit t’i jepet kujdesi e shërbimi i duhur, e në fëtyrat e njerëzve të kthehet buzeqeshja. Mjaft me dëshpërim. Bëhuni autorë të fatit tuaj”. /Voa/

Etiketa: Jozefina Topalli
Pas

Kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë, flet Rama: Jam shumë inkurajuar, i bëjnë mirë vendit…

Para

Mallkimi i Origit trondit klubet e ndëshkuara prej tij: Nëse shënoj të shkatërroj!

Para
Mallkimi i Origit trondit klubet e ndëshkuara prej tij: Nëse shënoj të shkatërroj!

Mallkimi i Origit trondit klubet e ndëshkuara prej tij: Nëse shënoj të shkatërroj!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.