01:24 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jozefina Topalli prezanton partinë Nisma për Ndryshim: Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë, nuk kemi kohë për të humbur (Thumbon Bashën)

17:42 | 28/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jozefina Topalli prezanton partinë Nisma për Ndryshim: Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë, nuk kemi kohë për të humbur (Thumbon Bashën)

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për Ndryshim, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë, është shprehur e vendosur se nuk do të qëndrojë më anash dhe as të heshtë.

Ish-deputetja demokrate nuk ka lënë pa thumbuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ku sipas saj kanë nisur fushatën jo duke u marrë me qeverinë, por duke sulmuar një lëvizje ende të pakrijuar.

Sakaq ajo shtoi se 3 milionë shqiptarë nuk mund të mbahen peng nga 3 kryetarë, duke nënvizuar se ata (Tre kryetarët) do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur stolin politik.

“Jam ndjerë e emocionuar kur një grup të rinjsh më ftuan për një kauzë të fortë dhe patriotike. Ku ka më mirë dhe shpresëdhënëse sesa këtë lëvizje ta filloj brezi i ri. Unë jam inkurajuar nga kauza dhe nga mbështetja përmes kësaj kauze. Unë dua të falenderoj edhe miqtë amerikan që janë të pranishëm. E trishtueshme është sesi vendi po braktiset. Por e vendosur jam për të mos qendruar anash për të mos heshtur, jam sot për të mbështetur këta të rinj drejt një projekti të ri. Që ne jemi në mes të një krizë kjo është e dukshme, ekonomia është tkurrur. Shumë shkolla vazhdojnë që të mbyllen se në rrethe nuk ka më fëmijë.

Ne vazhdojmë të jemi në një vend ku ka pensione 100 euro. Në një vend ku nuk rriten rrogat po rriten çmimet. Në vendin tonë askush nuk i del për zot një individi në vështirësi. Një ditë diku do të takohemi më këto sfida. Nuk kemi kohë që të presim. Fushata ka filluar me foto. Me po ato të tre që bashkohen për të ruajtur karrigen e vet. Ndërkohë që interesi publik është larg karriges së treshes. Ato vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata.Kush duhet të ikë nga ky vend, kush duhet të punojë këtu. Ata do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur stolin politik. 

Duan të zhdukin të vërtetënn por e vërteta është Lëvizja jonë. Po sulmojnë më brutalitetin krijimin e një lëvizje të re. Praktikisht fushata ka nisur. Më shumë se kundër qeverisë është kundër lëvizjes që sapo ka nisur. Gabojnë që po sulmojnë të rinjtë. Sa për mua më kujtojnë vetëm kohën e vjetër. Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.”- tha Topalli.

Topalli në ftesën e saj për t’i bashkuar “Lëvizjes për Ndryshim” tha se nuk ka para e vende pune për t’i dhënë, por iu premton sfidën për ta ndryshuar në këtë vend. Ajo e ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si momenti ku do të ndahet nëse Shqipëria do të jetë e Bashës, Metës e Ramës” apo e shqiptarëve.

“Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit.  Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, prandaj bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës”, tha Topalli.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Jozefina Topallipartia e re
Pas

“Qeveria të mos marrë 3 ditë taksën e naftës” Kryemadhi jep zgjidhjen për pagat e naftëtarëve të Ballshit: Lekët t’ua kalojë naftëtarëve

Para

BE shton presionin një ditë para votimit në kuvend të Kodit Zgjedhor, Mcallister: Rrezikohet hapja e konferencës së parë ndërqeveritare

Para
BE shton presionin një ditë para votimit në kuvend të Kodit Zgjedhor, Mcallister: Rrezikohet hapja e konferencës së parë ndërqeveritare

BE shton presionin një ditë para votimit në kuvend të Kodit Zgjedhor, Mcallister: Rrezikohet hapja e konferencës së parë ndërqeveritare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.