Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ka reaguar me tone të ashpra kundër Lulzim Bashës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”se është jashtë të gjithë strukturave të Bashës, por nga partia ai nuk e heq dot.
“Unë jam jashtë gjithë strukturave të Lulzim Bashës, por ai nuk më heq dot nga Partia Demokratike, se nuk më ka future ai”
Topalli gjithashtu pyetjes se çfarë është Lulzim Basha për të , u shpreh se ai është i rremë kur thotë se do të bashkojë partinë apo edhe me premtimet që bën.
“Ai është super i rremë kur thotë se do bashkojë partinë, është i rremë kur flet kundër oligarkëve se ndan interesa me to”, tha ajo. (B.H/Faxweb)